Bashkia e Tiranës lirohen hapësirat e zëna nga ndërtimet pa leje

02/11/2017 10:37

Krahas investimeve në rrugët kapilare, bashkia e Tiranës ka ndërmarrë dhe nismën e lirimit të hapësirave mes pallateve, të uzurpuara nga ndërtimet pa leje.

“Tafmaja s’ka qenë kurrë strategji zhvillimi. Mania për të zaptuar shëmton qytetin e dëmton komunitetin, ndaj çdo ditë fadroma në punë”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në Facebook.

Në shumë prej njësive, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës po rikthejnë hapësirat e zëna nga parkingjet apo shtesat pa leje të kateve të para. Ndërkohë ka nisur puna për sistemimin e këtyre hapësirave të reja të përfituara duke krijuar trotuare, kënde lojërash për të vegjlit dhe kënde çlodhëse për moshat më të rritura.

Gjithashtu, po punohet edhe për rregullimin dhe vijëzimin e vendeve të parkimit të përfituara brenda lagjeve duke i dhënë zgjidhje edhe konflikteve të shpeshta që janë krijuar ndër vite mes banorëve.

Top Channel