Fabio Stoli është student i Akademisë së Arteve. Ai studion aty për fagotin, por është i aftë të luajë në saksofon, kitarë e violinë.

Muzikën e tij artisti i ri ka menduar ta ndajë edhe me kalimtarët. Ai shpesh shihet në rrugët e kryeqytetit duke luajtur muzikë.

Kamera e Top Channel e gjeti atë në zonën e pedonales së Tiranës. Ndiqni për më shumë materialin e përgatitur nga gazetarja Denisa Pasholli.

Top Channel