Japonia hapi ambasaden e saj në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar, Tokio kishte dërguar ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Nobuo Kishi vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe premtoi angazhimin maksimal të Japonisë në mbështetjen ekonomike dhe jo vetëm të vendit tonë. 

Më herët në takimin që pati me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, u vlerësua bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si për përvojën e mirë të mbështetjes reciproke të kandidaturave, ashtu edhe në formulimin e qëndrimeve të përbashkëta për çështje të rëndësishme globale.

Dy ministrat shprehën gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin në të ardhmen. Ata morën pjesë dhe në ceremoninë e dhurimit të 129 automjeteve nga Qeveria Japoneze për autoritetet shqiptare.

Top Channel