Kapet drogë në Portin e Durrësit; Arrestohen dy në Kavajë

09/07/2017 00:00

Një aksion i policisë, i koduar me emrin “Prita”, çoi në pranga dy persona në Kavajë. Ata janë Harun dhe Alket Zeneli, pasi në vendin e quajtur “Kroi i Kishës” kishin mbjellë hashash.

Ndërkohë, në një tjetër aksion në Portin e Durrësit janë kapur 6.5 kg marijuanë, në një automjet që do të ikte në Itali mbrëmjen e djeshme.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative dhe kontrolloi mjetin e drejtuar nga shtetasi Fatbardh Kokomeci, 54  vjeç, banues në Tiranë. Në vijën e dytë të kontrollit, pas sediljeve të fundit u gjet droga e fshehur në mjet.

Top Channel