Zjarrfikëset pa pajisje në Gjirokastër

08/07/2017 00:00

Të paktën 30 raste të zjarrvënieve të qëllimshme me një shtrirje të konsiderueshme janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës që prej fillimit të verës së sivjetshme.

“Duhet një reagim i menjëhershëm”, thotë Flamur Bime, prefekti i Qarkut Gjirokastër.

Kreu i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër paraqiti shqetësimin për mungesën e hidrantëve dhe mundësive për të furnizuar zjarrfikëset në zonat e Dropullit dhe Libohovës ndërsa foli një situatë të përmirësuar në Gjirokastër.

“Dropulli dhe Libohova nuk ka asnjë hidrant uji për të furnizuar makinat zjarrfikëse e jo më për gjë tjetër. Shumë mirë është vetëm qyteti i Gjirokastrës sepse ka pasur hidrantë”, thotë Kujtim Bizhga, drejtor i shërbimit zjarrfikës.

Nënprefekti i Tepelenës foli për një situatë më pak problematike të zjarrvënies gjatë këtij viti.

“Nga investimet e Qeverisë, Memaliaji dhe Tepelena kanë qenë të furnizuara me ujë 24 orë në ditë, por si rezultat i thatësirës burimet kanë rënë, si dhe ka pasur edhe shumë ndërhyrje në rrjetet e jashtme”, tha Avni Lala, nënprefekt i Gjirokastrës.

Top Channel