“Skënderbeu” në Shkodër

28/06/2017 00:00

Pas “Traviatës”, Teatrio Kombëtar i Operas dhe Baletit është rikthyer në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër për të kremtuar  100-vjetorin e lindjes së mjeshtrit Prenkë Jakova.

Opera “Skënderbeu” u mirëprit mbrëmjen e së martës nga publiku shkodran që duartrokiti gjatë artistët lirikë.

“Sot është një ditë e veçantë, sepse pikërisht sot ka 100-vjetorin kryemjeshtri i muzikës shqiptare, Prenkë Jakova. Prenka është themeluesi i të gjitha gjinive muzikore shqiptare dhe të gjithë brezat e të sotmes e së ardhmes do ta marrin si referencë muzikën e Prenkë Jakovës për ta çuar atë më tej”, thotë Zana Çela, Drejtore e TKOB.

“Megjithëse opera i ka munguar Shkodrës prej vitesh, këto dy ardhjet e fundit tonat kanë provuar se kultura, sensi muzikal e dashuria për artin në Shkodër vazhdon të mbijetojë. Kjo është një kënaqësi e veçantë”, shprehet dirigjenti, Edmond Doko.

Top Channel