Të gjithë simpatizantët e Harley Davidson dhe të gjithë kryeqytetasit që e duan muzikën Rock dhe dy rrotakët do të gëzojnë festën e madhe triditore që fillon që prej datës 23 qershor në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”.

Fondacioni EDS dhe Bashkia Tiranë, së bashku me shoqatën “Steel Wings”, në të cilin rezultojnë të regjistruar më shumë se 300 anëtarë, sjellin “Motofest”.

“Motofesti është në vitin e tij të dytë të organizmit. Është një festë zyrtare e qytetit të tiranë, ku shoqata “Steel ëings Albania”. Ku të gjithë ndalojnë për tre ditë për të pushuar dhe për t’u parë tre ditë në një nga sheshet qëndrore të Tiranës”, thotë organizatori Ervis Mançe nga Fondacioni EDS.

Motofest ka mbërritur në edicionin e nëntë, me të ftuar specialë dhe banda rroku ndërkombëtare dhe shqiptare.

“Pjesmarrësit janë pesë banda live të muzikës rock, gjashtë- shtatë DJ më të mirë aktualisht në Tiranë dhe më gjerë”, thotë Mançe.

Të premten në orën 19 të mbrëmjes do të bëhet celja me xhiron e famshme të Steel Wings në kryeqytet. Xhiro fillon nga Pallati i Kongreseve dhe do të prekë edhe pjesën e re të bulevardit të tiranës.

“Për amatorët apo ata që duan t’i bashkangjiten në mënyrë vullnetare xhiros së çunave të Steel Wings është e nevojshme të kontaktojnë me ta, sepse duhet të ruajnë edhe parametrat e sigurisë”, shton ai.

Kjo festë e madhe do të vijojë deri të dielën në mbrëmje, duke e shndërruar Tiranën në një referencë turistike. Këto tre ditë do t’i dedikohen dy rrotakëve në Tiranë.

Top Channel