Bulevardi i ri është gati!

19/06/2017 00:00

Pas sheshit “Skënderbej” është një segment i bulevardit të ri që do të hapet për qytetarët e Tiranës. Gjithçka është bërë gati dhe bie në sy parku i krijuar për banorët e zonës dhe vizitorët.

Projekti parashikon mbjelljen e 1100 pemëve, me 18 varitete, të cilat çelin në stinë të ndryshme. Bulevardi i ri ka tashmë një sërë hapësirash të rëndësishme të gjelbra, ndërkohë që janë vendosur edhe stola ku grupmosha të ndryshme të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në çdo orë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel