Rikthehet “The Voice Kids”

20/05/2017 00:00

Në ekranin e Top Channel rikthehet edicioni për të vegjël i programit të famshëm “The Voice of Albania”.

Të gjithë fëmijët nga mosha 6 në 14 vjeç do të mund të shprehin talentin e tyre në “The Voice Kids”, që vjen për herë të dytë pas atij në vitin 2013.

Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë për më shumë informacion faqen e internetit http://thevoice.top-channel.tv/5/index.php/kids/.

Natën e së premtes u zhvillua finalja e “The Voice”, që pati fitues Klint Çollakun, përballë sfidantëve Anxhela, Lisi dhe Lidia.

Top Channel