Velipojë, dy vëllezër të plagosur me armë zjarri

19/05/2017 00:00

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri sot në mesditë në qendër të Velipojës. Të plagosur kanë mbetur Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç. Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta.

Policia bën të ditur se njëri nga autorët e ngjarjes Besnik Ndoji nga fshati Mali i Kolaj është arrestuar si dhe i është sekuestruar arma e krimit, një armë zjarri automatik.

Bashkëpunëtor në këtë plagosje sipas policisë është dhe një person tjetër, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Ndërkohë të plagosurit që kanë marrë plagë serioze ndodhen në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale. Ngjarja ku u qëllua me breshëri automatiku e ndodhur jo shumë larg shkollës në rrugën kryesore të fshatit ka krijuar panik e frikë të banorët e zonës.

Top Channel