Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj bashkë me atë legjendar Placido Domingo kanë shkëlqyer në një koncert madhështor të një prej zërave më të fuqishëm në botë.

Në qendrën muzeore të Akropoilit në Puebla të Meksikës së bashku me ta interpretoi edhe sopranoja Rebeca Olvera.

Më herët, Ramë Lahaj ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e të kënduarit së bashku me Domingon, në Puebla të Meksikës.

Preludi i një nate spektakolare ishte dënjësisht e përfaqësuar nga dy zëra të pangatërrueshëm. Ramë Lahaj ishte përkrah mbretit të operas komentojnë mediat vendase.

Të ardhurat nga koncerti shkuan për Kryqin e Kuq meksikan.

Ndërsa vitin e shkuar, artisti nga Kosova është renditur i treti në garën e madhe në çmimin “Operalia” dhe ka qenë pikërisht tenori Placido Domingo që i ka dorëzuar këtë çmim.

Ramë Lahaj e ka filluar karrierën muzikore, kur ishte 21 vjeç dhe ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 2008. Së fundmi prezenca e tij në teatrot e kryeqyteteve botërore i ka dhënë tenorit mjaft famë.

Lahaj është po ashtu fitues i çmimit “Riccardo Zandonai”, nga gara Riva del Garda në Itali dhe i çmimit “Ritorna Vincitore”, garë kjo në Napoli të Italisë.

Top Channel