“The Voice”, largohen Maria dhe Ardiani

22/04/2017 00:00

Nata e dytë “live” e spektaklit “The Voice of Albania” largoi Marian dhe Ardianin, si dy më pak të votuarit nga publiku. Gara për Skuadrën Xuxi dhe Skuadrën Besa vijon me dy konkurrentë.

Mbrëmja e dytë e spektaklit filloi me një performancë të trajneres Besa me ndihmëstrajnerin Eugent Bushpepa dhe tre artistët e skuadrës së saj, Aldon, Anxhelën dhe Ardianin.

Skuadra Alban është e para e cila u ngjit në skenën e “The Voice of Albania”. Klinti Çollaku me “Me And My Broken Heart” nga Rixton. Chiara Tinnirello me “I Will Always Love You”. Dhe Shpend Hysaj me “Make It Rain”.
Trajneri shpëtoi Shpendin.

Skuadra e dytë në skenë ishte ajo e Xuxit. Garën e nisi Maria Luigia me “Don’t Let Me Go”. Kënga “Run” u soll nga Medina, ndërsa Mario Mançelli u ngjit i fundit në skenë dhe performoi “Hard to Handle”.
Trajneri vendosi të shpëtojë Medinën.

Për skuadrën e Ronës performanca e parë ishte ajo e Lidia Lufit me “Natën vonë”. Lis Asllanaj shoqëroi veten me piano për “Shape of You” dhe e fundit u ngjit në skenë Laureta.
Trajneria shpëtoi Lauretën.

Skuadra e fundit ishte ajo e Besës. Ardiani, Aldo dhe Anxhela performuan njëri pas tjetrit në skenën e “The Voice”.
Besa vendosi të shpëtojë Aldon.

Medina, Mario dhe Maria, ndonëse me pak eksperiencë në skenë krahasuar me Merlandin, Kademin dhe Xuxin, shkëlqyen gjatë interpretimit të këngës “Papa Was a Rolling Stone”.

Këtë javë, komentet, emocionet dhe çdo reagim të artistëve në garë, ndjekësit e “The Voice” mundën ta ndjekin në V-Room LIVE, në faqen zyrtare të “The Voice of Albania”, në Facebook.

Top Channel