Lubonja: Shqipëria, në krizën e sëmundjes së kahershme

06/04/2017 00:00

Fatos Lubonja, pasi ka kaluar një kalvar të gjatë burgu, shkrimesh, publicistike dhe refleksioni, mendon se Shqipëria e sotme është në një nga krizat e sëmundjes së saj të kahershme.

“E mendoj Shqipërinë në një krizë në momentet aktuale, por një sëmundje që ka simptomat e veta herë pas here”, shprehet analisti Fatos Lubonja.

Zgjidhja sipas tij është që të krijojmë një komunitet të përgjegjshëm, për punën e tjetrit, lirinë e të drejtat e tjetrit, edhe të atij që mendon ndryshe.

“Mendoj se një nga karakteristikat e fëmijëve që dolën nga diktatura është papërgjegjshmëria ndaj tjetrit”, thekson Lubonja.

Gjithashtu, ai nuk bie dakord me termin “letërsi burgu”.

“Është letërsia ime, e cila mbush një gjë që nuk e ka mbushur dot letërsia e realizmit socialist, që mbizotëron ende sot në shkollat tona. Sepse në fund fare, çfarë ishte letërsia e realizmit socialist? Ishte një ikje nga realiteti”, thotë Fatos Lubonja.

Në ndryshim me atë paralelisht të shkruar, pra me letërsinë e realizmit socialist, atë per shpëlarje truri, lëtërsia e shkruar në burg është një nevojë për të treguar një realitet tjetër.

Ndërsa sot që hedh sytë pas, ai mendon se Shqipërisë i duhen njerëz që duan të mësojnë nga historia.

“Ta njohim historinë për të kuptuar më mirë veten. Këta njerëz duhet t’i japin rëndësi historisë”, tha analisti Lubonja.

Këto mendime, ai i dha në ciklin e radhës të takimeve “Letërsia dhe Qyteti”, ku ishte i shoqëruar nga e ëma e tij, Liri Lubonja.

Top Channel