Salihi mban Skënderbeun në garë për titull

06/02/2017 00:00

E nisi nga stoli, por shkodrani Hamdi Salihi rezultoi të ishte vendimtar në fitoren minimale të Skënderbeut ndaj Korabit të vendit të fundit në renditje.

Ilir Daja e nisi ndeshjen me shumë mungesa, ku binte në sy Latifi i pezulluar, por edhe Salihi, Muzaka dhe Predescu në stol. Megjithatë ishin korçarët ata që e dominuan pjesën e parë, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë, Daja vendosi të bëjë ndryshime duke hedhur në fushën e lojës Predescu-n dhe Salihin. Pikërisht ky i fundit rezultoi vendimtar në këtë takim, duke kthyer në gol një penallti të fituar nga Lilaj.

Ky tre pikësh bën që Skënderbeu t’i bashkohet Partizanit në renditje me 38 pikë, 4 më pak se Kukësi i vendit të parë. Ndërsa për Korabin situata bëhet më e rëndë, duke mbetur në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.

Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, Flamurtari fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit, duke u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA