“Një mbrëmje për Amatricen”, iniciativa e zonjës Odeta Nishani

26/01/2017 00:00

“Një mbrëmje për Amatricen” ishte iniciativa e Zonjës së Parë Odeta Nishani, e cila zhvilloi një mbrëmje bamirësie kushtuar qytetit Amatrice në Itali, që u shkatërrua nga tërmetet e gushtit dhe tetorit të vitit të kaluar.

“Kjo mbrëmje është për t’i shprehur shtetit fqinj Italisë afrimitetin dhe ngushëllimet tona më të përzemërta për tragjedinë e ndodhur nga tërmeti i disa muajve më parë. Populli shqiptar njihet për bujarinë dhe solidaritetin në cdo situatë, por me italinë jam e bindur që cdo shqiptar përvec solidaritetit njerëzor ndjen dëshirën për ta falenderuar dhe shprehur mirënjohje për sa vendi fqinj dhe populli italian i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për më shumë se cerek shekulli demokraci”, tha Zzonja e Parë Odeta Nishani.

Të pranishëm në këtë mbrëmje, veç ambasadorit italian në Shqipëri ishin dhe përfaqësues të ardhur nga Amatrice, të cilët theksuan se kjo është një shenjë e fortë e lidhjes mes dy vendeve. Fondet e mbledhura nga kjo mbrëmje do shkojnë për restaurimin e një vepre arti.

Top Channel