Academy Awards në Top Channel

25/01/2017 00:00

Mbrëmja e madhe e Academy Awards do të vijë në një transmetim ekskluziv në ekranin e Top Channel, për të gjithë të apasionuarit pas ngjarjes më të madhe të kinematografisë në botë.

“Programet e arta marrin vlerë tjetër kur transmetohen në ekrane të arta, kështu që është një lajm i mirë për shikuesit e Top Channel që në këtë shkurt do të kenë një ditë-natë ndryshe, ose më saktë një natë-ditë ndryshe sepse transmetimi fillon pas mesnate dhe vazhdon deri në orët e para të mëngjesit”, thotë Ledion Liço, producent ekzekutiv.

Ky do të jetë një transmetim i njëjtë me atë të kanaleve televizive botërore, duke përfshirë të gjithë sesionet përbërës për këtë.

“Ka një segment të tijin me njohës të kinematografisë nga vendi, po ashtu me njohës të shoëbiz dhe veshjeve. Mbrëmja do të jetë e shoqëruar nga një përkthyes profesionist, që të mos bëjë gabimin që bëhet në Shqipëri: “bëri një shaka”! Po ashtu, me ndihmën e Digitalb do të kemi mundësi që ata që nuk e kanë të nevojshme përkthimin simultan në shqip, ta dëgjojnë në gjuhën origjinale”, sqaron Ledion Liço.

Eventi i madh meriton një ekran që shihet nga të gjithë, prandaj edhe ky transmetim do të kthehet në vazhdimësi, pavarësisht se Top Media gjithmonë e ka mbajtur publikun në korrent me filmat pranë Oscar.

“Këto tre vite, edhe për shkak se Oscar transmetohen ekskluzivisht në Top Channel, besoj do të jetë një klimë më gjithpërfshirëse”, shton ai.

Si një ndërrmarje dhe preferencë e kahershme për natën e “Academy Awards”, një parashikim vjen edhe nga Ledion Liço.

“Besoj, parashkimi më i mirë për këtë vit dhe basti me koefiçient me të ulët, por fiton më pak, por realisht është më i sigurtë, është absolutisht ‘La la Land’”, thotë Ledion Liço, producent ekzekutiv.

Top Channel