Zvicra si Danimarka, konfiskon sendet e refugjatëve

15/01/2016 22:25

Zvicra ka vendosur t’u imponojë refugjatëve dorëzimin e sendeve të tyre me vlerë deri në 10 mijë franga zvicerane, rreth 9 mijë euro, për të paguar shpenzimet e qëndrimit.

Lajmin e bën të ditur radioja zvicerane SRF, që saktëson se me të mbërritur në kufi refugjatëve u dorëzohet një broshurë ku shkruhet me gërma të qarta: “dorëzoni sendet tuaja në këmbim të një kuponi”.

Vetëm dy ditë më parë, një vendim i tillë u mor nga Danimarka, që shkaktoi polemika dhe kritika të shumta nga grupet e të drejtave të njeriut.

Top Channel