Facebook ka futur në motorin e saj të kërkimeve çdo postim publik të cilitdo prej nesh, pavarësisht se sa të vjetra mund të jenë. Kj olëvizje vjen pas përditësimit të vitit të kaluar që i bën të kërkueshme çdo postim individual. Por ajo ishte e kufizuar fillimisht vetgëm tek postimet e miqve.

Tashmë 2 trilionë postime publike nga e gjithë bota do të shtohen. Facebook shpreson se ky mjet do të ndihmojë më shumë për të gjetur se çfarë po ndodh, të kuptohet mënyra se si reagojnë njerëzit për një ngjarje të caktuar.

Por gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për të gjetur postimet e vjetra nga njerëz që nuk kanë pasur qëllim ti bëjnë publike. Facebook të tregon se teksa kërkon për “ujë në mars” do të të dalë gjithçka që njerëzit thonë për lajmërimin e NASA-s, dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe për evente më personale.

Megjithatë rrjeti social ka një mënyrë për të fshehur postimet. Duke shkuar në komandën e Settings dhe duke klikuar “See More Setting”, do të shkoni tek opsioni “Who can see my stuff?”, ku opsioni i privatësisë mund të ndryshohet.

Në këto rregullime është opsioni “Limit Past Posts”. Në këtë mënyrë statuset që keni postuar do të bëhen të vlefshme vetëm për miqtë tuaj, dhe njëkohësisht do të fshihen nga kërkimi i ri.

Top Channel