Çfarë do të thotë ky emoji i çuditshëm?

23/09/2015 10:40

Përdoruesit e Apple kanë mbetur pa fjalë nga një emoji i pashpjegueshuar që nuk mund ta deshifrojë askush.

Emoji misterioz, i ngjashëm me një sy, vjen me iOS 9.1, dhe që do t’i japë mundësi përdoruesve të përdorin edhe emojin e gishtit të mesit. Por Jeremy Burge, themelues i një fjalori online të quajtur Emojipedia, thotë se kjo ikonë nuk është shtuar nga të dhënat zyrtare të ikonave të një organizate që quhet Unicode.

Burge pranon se është i habitur nga emoji misterioz. “Një emoji i ri misterioz po na shfaqet dhe askush nuk e di se çfarë është apo pse ekziston”, shkruan ai në blogun e tij. Për momentin, ikona e çuditshme shfaqet në formën e një elipsi në seksionin e simboleve në tastierën e emoji. Kur klikohet ai kthehet në një sy me një presje.

Top Channel