
IFA, panairi teknologjik që zhvillohet çdo vit në Berlin, është shumë afër, dhe Samsung mendon “të luajë” më herët. Aika nxjerrë versionin e ri të orave smart, Gear S2, i rrumbullakët si një orë dhe që sfidon Apple Watch.
Kjo orë smart do të jetë e disponueshme në tre versioni, ai më minimal, tjetri më luksoz, dhe i treti me modul 3G të inkorporuar nga një kartë sim, që bën lidhjen me internetin dhe mundësinë të telefonosh në mënyrë të pavarur, pa një smartphone.
Si në versionin e mëparshëm të orave smart, që estetikisht ishin më pak tërheqëse, kjo orë do të funksionojë me sistemin operativ Tizen, krijuar nga vetë Samsung. Kjo do të thotë që në pajisje janë parainstaluar aplikacione të ndryshme, megjithatë nuk është e mundur të hysh në një numër aplikacionesh të Android Wear të Google.
Ora smart ka një ekran prej 1.2 polsh rrethuar nga një kurorë ku mund të kryesh veprime të ndryshme, pa prekur ekranin. Veç të tjerash ka një sensor për rrahjet e zemrës dhe një bateri që mund të karrikohet me wireless.
Top Channel