Ja pse u krijuan lojërat “Solitare” dhe “Minesweeper”

17/08/2015 00:00

Nëse mendoni se lojërat e Mcrosoft si “Solitare” dhe “Minesweeper”ishin krijuar vetëm se ishin të lehta për t’u programuar, po gaboheni.

Në të vërtetë, ka një arsye të fshehtë pse Microsoft ka përfshirë këto lojëra dhe kjo ka të bëjë me mësimin. Duke luajtur ato lojëra, ju keni mësuar më shumë për përdorimin e kompjuterit.

Sipas “Mental Floos”, loja “Solitare” në të vërtetë ka pasur qëllimin t’ju mësojë si të përdoret mausi, më saktë, njerëzit duhet që të mësoheshin me lëvizjet “kap dhe tërheq”. Ku ka më mirë se kjo lëvizje të perfeksionohet nga një lojë si “Solitare”?!

Edhe loja tjetër, “Minesweeper” është krijuar për të ndihmuar përdoruesit me mausin, por kësaj radhe për konceptin e “klikimit të djathtë” dhe “klikimit të majtë”.

Microsoft ka dashur që këto lëvizje të bëheshin instinktive, prandaj duket se ia ka arritur qëllimit me këto lojëra.

Top Channel