Krijuesi kryesor i telefonëve smart, Samsung Electronics planifikon të nxjerrë më shumë pajisje me sistemin e tij operativ, Tizen, këtë vit. Kjo është bërë e ditur për agjencinë e lajmeve Reuters nga një burim.

Samsung do të nxjerrë disa “telefonë të zgjuar” Tizen me çmime të ndryshme, thotë burimi, pa bërë të ditur detaje të tjera specifike. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, shton Reuters, ky burim nuk ka dashur të identifikohet.

Megjithatë, një zëdhënës i kompanisë koreanojugore nuk pranoi të komentojë.

Samsung po përpiqet të ndërtojë eko-sistemin e saj nëpërmjet Tizen, që ka orët smart dhe televizorët premium. “Por kompania ka nevojë për më shumë aparate me këtë sistem, për të zgjeruar bazën e përdoruesve dhe të tërheqë zhvilluesit e palës së tretë”, thekson një analist.

Kompania nxori telefonët e parë Tizen, “Z1”, në janar të këtij viti në Indi. Tashmë, shitjet kanë filluar edhe në Sri Lanka dhe Bangladesh. Aktualisht janë shitur 1 milion “Z1” në Indi, tregu i tretë më i madh në botë i telefonëve smart.

Top Channel