Ç’do të ndodhte, nëse interneti nuk do të ishte shpikur ndonjëherë?

22/06/2015 00:00

Forumi i Themeluesve ka nxjerrë një video gazmore mbi atë se çfarë do të bënin themeluesit e teknologjisë, nëse interneti nuk do të ishte shpikur kurrë.

Mes tyre, në video ka një sërë emrash të njohur të teknologjisë, që nga Arianna Huffington si një shitëse gazetash, tek themeluesi i AOL, Steve Case si një postier, duke u vërdallosur nëpër zyra dhe duke thirrur: “Ju erdhi posta”.

Sean Parker, themeluesi i Napster, është gjetur duke marrë një sy gjumë, dhe zgjohet duke bërë selfie me një aparat të vjetër Polaroid, të montuar në një bisht fshese. Ndërsa bashkëthemeluesi i Wikipedias, Jimmy Wales punon në një librari, duke inkurajuar njerëzit të redaktojnë gabimet në libra.

Top Channel