
Aplikacioni Moments, i lançuar nga Facebook këtë javë, nuk do të vijë në Europë, të paktën për një kohë të shkurtër, për shkak të problemeve me privatësinë.
Aplikacioni në fakt, njeh fytyrën për ndarjen e fotove me miqtë, dhe kjo teknologji nuk është parë me sy të mirë nga BE-ja. “Rregullatorët na kanë thënë se duhet ta ofrojmë si zgjedhje njohjen e fytyrës, dhe për momentin nuk e kemi këtë mundësi”, ka shpjeguar Richard Allan, shefi i rregullave evropiane të Facebook, për Wall Street Journal.
Njohja e fytyrës është përdorur nga Facebook edhe për të etiketuar fotot e publikuara në rrjetin social. Por në Europë, që nga 2012, shoqëria e Mark Zuckerberg e ka hequr këtë funksion, pas shqetësimit që kanë shprehur autoritetet për privatësinë.
Situata është ndryshe në Shtetet e Bashkuara, ku njohja e fytyrës është pranuar edhe pse është duke u zhvilluar një debat lidhur me këtë çështje. Prej mëse një viti në tavolinën e institutit amerikan të National Telecommunications and Information Administration, për rregullimin e përdorimit të teknologjisë në termat e privatësisë. Por kjo përballje duket se ka arritur në një pikë të vdekur.
Pak ditë më parë, në fakt, nëntë grupe të SHBA për privatësinë kanë shkruar një letër ku deklarojnë se do të braktsin këtë debat për mangësi të zhvillimit.
Top Channel