Pas raporteve se mbi 600 milionë celularë Samsung Galaxy rrezikojnë të spiunohen për shkak të një dobësie në sistemin e këtyre “celularëve të mençur”, ka reaguar kompania Samsung. që ka thënë se janë duke punuar për të rregulluar problemin.

Kompania, përmes blogut të saj, ka thënë se mundësitë që hakerët të ndërhyjnë në sistem, duke shfrytëzuar këto dobësi, janë të vogla, por nuk e kanë mohuar rrezikun, prandaj kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas Samsung, asnjë klient nuk ka raportuar ndonjë parregullesi ose dyshim për ndërhyrje në celularin e tij. Megjithatë, përditësimet e fundit për një siguri më të lartë, do të jenë të gatshme brenda pak ditësh për përdoruesit e Galaxy.

Kompania ka tërhequr vëmendjen përdoruesve që të aktivizojnë në celularët e tyre mundësinë që përditësimet e fundit rreth sigurisë  të merren automatikisht.

Top Channel