Shumë drejtues mjetesh janë të apasionuar pas makinave të tyre. Ajo është një mik i besueshëm për ta, shkruan BBC.

Por tashmë studiuesit në Jaguar Land Rover, në Solihull po përpiqen të gjejnë mënyra për të zhvilluar edhe më tej këtë marrëdhënie. Ata propozojnë t’i japin mundësi makinës t’ju njohë, aq sa e njihni ju.

Imagjinoni sikur makina juaj të dijë se kur duhet të luajë muzikën tuaj të preferuar, t’ju kujtojë se duhet të telefononi në shtëpi, apo t’ju bëj një masazh lehtësues kundër stresit.

A ju duket si fantashkencë? Por në të vërtetë, një makinë e tillë tashmë ekziston dhe është testuar nga gazetari i BBC Click, Spencer Kelly.

Top Channel