Pas shumë fjalëve se Samsung është duke punuar për të lansuar modelin më të ri të Galaxy, për herë të parë në Twitter është duke qarkulluar një foto, në të cilën pretendohet se është Samsung Galaxy S6 Edge Plus.

Fotoja është publikuar nga llogaria në Twitter e @OnLeaks. Sipas këtyre të fundit, madhësia e ekranit të kësaj pajisje do të jetë 5.5 inç, edhe pse në njoftimet e mëhershme ishte thënë që do jetë 5.7 inç me Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Samsung Galaxy S6 Edge Plus nuk pritet që të ketë ndryshime të mëdha me Galaxy S6 Edge. Do ketë më shumë alternativa për memorien që vijojnë nga 32Gb, 64Gb dhe 128Gb, ndërsa proçesori do të jetë octa core Exynos 7420 dhe 3Gb RAM.

Samsung, së fundmi, është duke u ballafaquar me kritika, për shkak të mundësisë që hakerët të ndërhyjnë në sistemin e tyre, falë një dobësie në përditësimet e “tastierës së shpejtë”.

Madje, thuhet se edhe Galaxy S6 Edge është i rrezikuar. Kompania ka qenë e shpejtë në reagim, duke njoftuar se gjithçka do të rregullohet brenda ditësh.

Top Channel