Apple ka tërhequr nga tregu iPad mini. Këtë veprim, kompania e ka bërë pa shumë zhurmë, thjesht duke e larguar nga uebsajti, por edhe nga pikat e shitjes së Apple.

Deri para së premtes, kur iPad mini ishte në treg, kjo pajisje ishte e vetmja e familjes së iOS që nuk kishte ekran Retina, por që ishte akoma në treg.

iPad mini 2, që u prezantua në vitin 2013, dyfishoi pikselët e iPad mini, duke e çuar nga 1024×768 në 2048×1536. Vitin e kaluar, Apple prezantoi iPad mini 3 me disa përditësime modeste.

Familja e iPad tani përfshin vetëm iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air dhe iPad Air 2.

Top Channel