Microsoft ka njoftuar se nga shtatori i këtij viti, televizori gjigant mbi 213 cm do të dalë në shitje. Ky televizor që do të kushtojë 20 mijë dollarë dhe që do ketë sistemin Windows 10, synon që të zëvendësojë sistemin tradicional të video-konferencave.

Për të gjithë ata që nuk duan të shpenzojnë kaq shumë para në një televizor, është versioni tjetër i televizorit rreth 140 cm e që kushton 6800 dollarë.

Në këtë televizor mund “të shkruani si në një letër”, duke përdorur stilolapsin e veçantë ose gishtin tuaj.

Gjithashtu, televizori mund të lidhet me wi-fi, HDMI, NFC, bluetooth dhe me pajisje tjera. Në të dy anët e tij, ka kamera që mundosojnë të flisni me video dhe zë me dikë tjetër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel