“Look” i ri, por mbi të gjitha funksione të reja për Flickr, platforma e shpërndarjes së fotove të Yahoo!. Shërbimi ka hedhur në treg stilin e ri për versionin web dhe për aplikacione të tjera.

Flickr ka fuqizuar funksionin e kërkimit, i cilësuar si përditësimi më i madh që prej vitit 2013, kur rriti për përdoruesit kapacitetin e arkivit online në 1 terabyte. Mes të rejave është edhe mundësia e njohjes së asaj çka është në foto dhe t’i përfshish në një album specifik.

Flickr, që thotë se numëron 100 milionë përdorues, ka ndryshuar çdo aspekt të platformës; fotot ngarkohen në një album të ruajtur në “cloud”; një mjedis ku përdoruesit mund të organizojnë fotot, t’i modifikojnë dhe më pas t’i shpërndajnë.

“Magic View” është një nga funksionet e fundit, e disponueshme për momentin vetëm për versionin web dhe jo për aplikacionet, falë të cilit Flickr do të njohë atë çfarë ka në foton e ngarkuar dhe do të bëjë etiketime specifike, përshembull për peisazhe, makina, kafshë, arkitekturë, perëndim, foto të personave etj. Ky kategorizim automatik, që mund të modifikohet apo rregullohet, do të favorizojë dhe funksionin e kërkimit të fotove.

 

Top Channel