Jahjaga: Zgjidhja, përgjegjësi e deputetëve

21/10/2014 00:00

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se nuk do t’i drejtohet
më Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime për konstituimin e
Kuvendit të Kosovës.

Jahjaga u ka kthyer përgjigje negative deputetëve të minoriteteve të cilët i kishin kërkuar një ditë më parë presidentes që ajo të kërkojë sqarime nga Gjykata.

Sipas përgjigjes së presidentes, zgjidhja për ngërcin institucional është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të Kushtetutës.

Top Channel