Opozita inkurajoi sot Prokurorinë e Fierit për të vazhduar hetimin e një rasti skandaloz, sipas saj, ku pak ditë më parë qindra-mijëra tonë naftë kanë dalë nga Albpetroli pa faturë për tu shitur në treg.

Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të mos tërhiqet para presioneve të superdeputetit të Edi Ramës dhe të tregojë përkushtim për mbrojtjen e pasurisë publike.

“Ne inkurajojmë Prokurorinë e Fierit të tregojë vendosmëri, të zbatojë ligjin, ta çojë deri në fund hetimin mbi këtë kartel të rrezikshëm të naftës që drejtohet nga deputeti më i afërt i kryeministrit, Koço Kokëdhima. Vjedhja dhe nxitimi për tu pasuruar shpejt, makutëria e Kokëdhimës, ka bërë që ushtarët e tij të kontrollojnë Albpetrolin: nga roja deri tek drejtori i përgjithshëm”, deklaroi PD-ja nëpërmjet zëdhënësës së saj Oriela Nebiaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA