Mirditë, vret aksidentalisht gruan

13/06/2014 00:00

Një 40-vjeçare ka gjetur vdekjen aksidentalisht paraditen e së premtes në Mirditë, e vrarë nga arma të cilën po pastronte bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të viktimës së identifikuar si Prena Bisaku, 40 vjeçe, ndërsa autori është bashkëshorti i saj, Ndue Bisaku, 52 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke pastruar një armë gjahu, kur ajo është shkrepur aksidentalisht.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme 40-vjeçarja dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën mbesa e saj. I gjendur përballë kësaj situate dhe në gjendje të rënduar psikologjike, 52-vjeçari ka tentuar të vrasë veten duke prerë fytin me një thikë.

Por familjarët kanë ndërhyrë duke e ndalur. Ai është shoqëruar menjëherë për në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel