Tiranë, zjarr në banesë, lëndohen babë e bir

11/06/2014 00:00

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të ditës së martë pranë “Tregut Elektrik” në kryeqytet.

Bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit babë e bir kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me shpejtësi për në spital, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur edhe lokalizimin e flakëve.

Top Channel