Tepelenë, dy të vdekur nga moti i keq

09/06/2014 00:00

Përkeqësimi i motit gjatë pasdites së të hënës i ka marrë jetën 2 personave në 2 fshatra të Tepelenës, të cilët janë goditur nga rrufeja.

Në fshatin Dukaj rrufeja goditi një bari 22-vjeçar, i cili ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur moti është përkeqësuar.

Thuajse në të njëjtin orar në fshatin Sinanaj, një tjetër person ka qenë viktimë e motit të keq. Viktima është një 31-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
 

Top Channel