Tiranë, kapen dy të shumëkërkuar

20/03/2014 00:00

Strukturat e Policisë së Tiranës në kuadër të operacionit policor sfida e fundit kanë vënë në pranga dy persona të shumërkërkuar, të cilët ishin të dënuar për vepren penale të vrasjes.

Kështu në fshatin Zall Herr u kap në ambientetet e banesës së tij shtetasi Shkëlqim Allushi. Ky i fundit ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim pasi në mars të vitit 2005, në ambientet e një lokali në Zall Herr pas një debati për motive castit me shtetasin Albert Gjoka, ka vrarë me armë zjarri automatike shtetasin Arben Zguri, ushtar me pagesë në Repartin Ushtarak 1400 si dhe ka plagosur shtetasit Albert dhe Kujtim Gjoka.

Sakaq i shumëkërkuari tjetër i arrestuar është shtetasi Albert Hoxha, i dënuar me 20 vite burgim pasi në prill të vitit 2007,  pas një debati për motive të dobta, në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Hajdari kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë, thikë shtetasit Ndriçim Lleshi dhe Ilirjan Kamberi.

Top Channel