Mbjella e 250 pishave të reja është bërë në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Pemët janë një kontribut i PNUD-it dhe Bashkisë Orikum, e gjatë një ceremonie për nisjen e këtij aksioni ka marrë pjesë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

“Jemi të vendosur që të vazhdojmë këtë punë së bashku me Ministrinë që drejtoj dhe stafi në terren kemi Mbrojtjen e Mjedisit. Ne jemi të vendosur që të vendosim mjedisin në qendër të planit tonë të turizmit dhe Vlora është një pikë kyçe, jo sepse kryeministri është një deputet i Vlorës, por sepse mendojmë që ky qytet duhet të jetë pasqyra e turizmit shqiptar. Turizimi tashmë nuk është më patriotik, por turizimi do të thote cilësi”, u shpreh Koka.

Mbjella e fidanëve të rinj eshte pjese e nje projekti te pnud qe do te zbatohet per te ripyllezuar dhe reabilituar nga zjarret ne Lloraga dhe Dukat. Puna ne kete zone nisi me 250 rrenjet e para dhe reabilitimi do vijoje edhe ne parqet e tjera kombetare te demtuara gjate viteve te fundit.

Top Channel