Zjarr në një pallat në Tiranë

22/12/2013 15:00

Një zjarr i fuqishëm ra në një banesë në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë.

Rreth orës 12 të mesditës së të dieles, në katin e pestë të një pallati u sinjalizua për nje zjarr që vinte në rrezik jetën e disa banorëve të këtij pallati.

Forcat zjarrëfikse kanë vënë nën kontroll menjehërë flakët, ndërkohë që kanë përdorur shkallët për të nxjerrë nga apartamenti banorët.

Zjarri kishte bllokuar në ashensorin e pallatit disa banorë. Ështe dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikse për t’i nxjerrë nga ashensori i bllokuar banoret.

Te demtuarit lehte kane marrë menjeherë ndihmën e parë mjekësore dhe jane ne gjendje të mirë shëndetesore.

Top Channel