Tiranë, vetvaret 57-vjeçari

14/12/2013 00:00

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës së duke u vetëvarur në banesën e tij, në rrugën “Besim Alla”, në kryeqytet.

Burime nga policia njoftojnë se viktima është Pëllumb Lamçja me origjinë nga Erseka që prej pak kohësh ishte zhvendosur në Kombinat të kryeqytetit.

Ai është gjetur nga djali i tij, pasditen e së shtunës. Uniformat blu njoftojnë se 57-vjeçari vuante nga depresioni dhe kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime mendore.

Nga hetimet e para, është mësuar se si mjet për t’i dhënë fund jetës, Lamçja ka përdorur një litar të improvizuar.

Top Channel