Fier, vritet me thikë 27-vjeçari

10/12/2013 00:00

Një grindje banale mes bashkëfshatarësh ka përfunduar me vrasjen e një 27-vjeçari nga fshati Suk, i Fierit.

Sipas policisë lokale, Kastriot Toska është goditur me thikë disa herë në barkë nga bashkëfshatari i tij, Tomorr Kaso, 46 vjeç. Vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindjeje për motive të dobëta.

Fillimisht i riu i plagosur u çua me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit, por sipas mjekëve thika i ka prekur organet jetësore dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes mjekësore. Policia ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin Kaso dhe po punon për kapjen e tij.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel