Punëtorë që vdesin edhe anonimë

29/10/2013 00:00

Të hënën u rrëzuan nga kati i tetë i një ndërtese, dy punëtorë, të cilët
humbën jetën, ndërkohë që dy të tjerë u rrezikuan seriozisht, ndërsa
punonin pa asnjë mjet sigurie. Skela e improvizuar prej tyre ra dhe
bilanci ishte tragjik.

Për kryerjen e punimeve, pronari i apartamentit kishte marre nje grup prej kater personash, te cilet çdo dite vihen ne kerkrim te nje pune per te jetuar. Ne sheshin e “Partizanit të Panjohur”, qe njihet si qendra e te papuneve ne Tirane, çdokush qe ka nevoje per krahe pune, gjen aty njerez te gatshem qe jane gati te mos marrin asnje rrezik parasysh, vetem te sigurojne pak dite pune.

Madje njeri prej viktimave ishte veshtire edhe te identifikohej per shkak se te papunet e tregut te zi punesohen perkohesisht pa ua ditur as emrin. Vetë te papunet që qëndrojnë tek ‘Partizani i Panjohur’ thonë se qoftë një ditë më shumë me punë do të thotë shumë për ta, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të fituar bukën e gojës. Për ta nuk ka shumë rëndësi të qënit të siguruar ose jo.
    
Madje nga ky kontigjent furnizohen me punetore edhe kompanite e ndertimit, te cilat mbajne edhe vendin e pare persa u perket viktimave te aksidenteve ne pune, familjet e te cileve marrin si shperblim nga kompanite vetem parate e varrimit.

Top Channel