Elbasan, shëndeti mendor

10/10/2013 00:00

Me moton “Edhe ne jetojmë, edhe pse qëndrojmë të mbyllur në spital” pacientët e Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan festuan Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Stafi i këtij spitali dhe një ekip psikologësh janë kujdesur që këtë ditë sensibilizuese ta kthejnë në një ditë feste për të sëmurët.

Stafi spitalor i bën apel komunitetit që t’i qëndrojnë sa më pranë kësaj kategorie, sepse më shumë se gjithçka ata kanë nevojë për dashuri.

Vilam Verburg është një vullnetare nga Holanda e cila ka mbledhur donacione nga vendi i saj posacërisht për këta të sëmurë.

Festës i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara të qëndrës “Balashe” ku protagoniste kanë qenë vetë ata. OKB e ka shpallur 10 tetorin si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, një ditë e cila synon të sensibilizojë shoqërinë për më shumë përkujdesje ndaj njerëzve me probleme psikike dhe familjeve të tyre.

Top Channel