Viti i ri akademik, në Gjirokastër më pak studentë

07/10/2013 00:00

3850 studentë do të frekuentojnë këtë vit në të dy nivelet Universitetin
“Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Sipas autoriteteve akademike kete vit
janë regjistruar në vit të parë rreth 600 studentë të sistemit ditor dhe
atij part-time.

Universiteti që identifikohet me qendrën më të madhe arsimore në jug të vendit ka njohur rënie të kuotave vit pas viti dhe këtë sipas rektorit Gëzim Sala e kanë favorizuar sistemi joefektiv i Maturës Shtetërore dhe politika e  denigrimit per Universitetet e distancuara nga Tirana.

“Kete vit akademik te dy nivelet ne universitetin e Gjirokaster, jane te pranishem 600 studente, nga te cilet 400 ne nivelin e pare dhe dy ne nivelin e dyte, master profesional dhe master shkencor. Ky numer 
nuk eshte aq sa ka qene planifikimi, per shkak te nje sere faktoresh, qe kane vepruar nder vite.Shpresojme qe qeveria e re do te vere dore ne reformimin e Matures Shteterore”, thote Sala.

Këtë vit Universiteti i Gjirokastrës rrezikon mbylljen e të paktën 3 degëve për mungesë regjistrimesh ndërsa pritet që situate të bëhet më e qartë pas regjistrimeve të studentëve që kanë dhënë provimet e maturës shtetërore në vjeshtë.

Shtohen studentët në Korçë

Universiteti i Korçës ‘Fan Noli’ ka çelur këtë vit te ri akademik per mbi 7500 studente te cilet do te ulen ne auditoret e tij nje pjese e te cileve do te ndjekin 6 programe të reja studimi në nivelin e parë dhe master profesional dhe shkencor.

Sipas rektorit te universitetit per kete vit jane 1400 studente të rinj në sistemin bachelor dhe 1000 kuota në nivelin master.Universiteti i Korçës mbetet më i preferuari për maturantët e rajonit të juglindjes, por vitet e fundit edhe për ata të rajoneve të tjera të vendit, të cilët zenë 20% të numrit të përgjithshëm të studentëve.

Basha: Liberalizim të universiteteve

Universiteti “Aleksander Xhuvani” i Elbasanit celi vitin e ri akademik 2013-2014 me nje numer me te madh te programeve te studimit dhe te numrit te studenteve qe mesojne.

Ne ceremonine e organizuar me kete rast ka qene i pranishem edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ne fjalen e tij pershendetese rektori Liman Varoshi e cilesoi pranine e Z. Basha jashte ndikimeve politike, por thjesht si nje mbeshtetes i perhershem i ketij universiteti.

Nderkohe kryetari i PD, Basha theksoi rendesine e liberalizimit te universiteteve dhe rritjen e cilesise se mesimdhenies. Ai gjithashtu nderoi studentet e ketij universiteti qe humben jeten ne tragjedine e Himares me shume se nje vit me pare.

“Më lejoni të kujtoj ata studentë që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. T’i kujtojmë me nderim, por dhe me nostalgji në zemrat tona për atë cfarë përfaqësonin në këtë universitet dhe për familjet e tyre. Sot kemi fatin që ndodhemi në një vend, ku ndërthurja e hapjes dhe liberalizimi i universiteteve dhe rritjes së një sektori privat ka bërë të mundur një ofertë të shumëllojshme dhe të shtrirë në të gjithë vendin”, tha Basha.

Per vitin akademik 2013-2014 ne universitetin “Aleksander Xhuvani” do te kryejne studimet rreth 17 mije studente te ndare ne 5 fakultetet e tij.  Persa u perket studimeve me kohe te plote numerohen 39 programe ne ciklin e pare bachelor, nderkohe qe ne ciklin e dyte 29 programe studimi master profesional dhe 17 programe studimi master shkencor.

Top Channel