Ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë të parë të plotë të
punës në takime me zyrtarët e lartë të Brukselit, selia e Kryeministrise
e ka nisur me heqjen e rrethimit me hekura te saj, vendosur pas sulmit
të 14 shtatorit 1998.

15 vjet me vone, Kryeministri Rama, qe ka marre angazhimin e nje qeverie te popullit dhe e popullit simbolikisht ka gjetur kete element te heqjes se rrethimit te tij per te treguar se ky eshte misioni i tij.

Perpos elementit simbolizues te heqjes se kangjellave te hekurta perreth selise se Kryeministrise, per propozuesit e ketij veprimi selia e Qeverise do te jete njesoj ne çdo vend perendimor, e parrethuar nga masa mbrojtese te panevojshme, e mundshme per t’u pare me sy te lire nga qytetaret qe kalojne prane saj, shenje edhe e transparences se vendimeve qe do te merren ne keto zyra, siç drejtuesit e rinj te tyre kane deklaruar.

Perpos rrethimit te jashtem mesohet se edhe zyrat e brendshme te Kryeministrise gjithashtu do te ndryshojne arredimin. Ka nisur qe nga salla e mbledhjeve te Qeverise siç u pa nje dite me pare ku ne tryezen e re te kabinetit eshte vendosur nje harte e Europes se Shekullit te 16–te. Simbolikë, se ashtu si shekuj me pare ku i perkisnim kontinentit te vjeter, destinacioni qe Qeveria e re eshte angazhuar te çoje Shqiperine eshte pikerisht Europa, realizimit te reformave per afrimin me Unionin, sfide qe mbetet e hapur ne kete tryeze per kabinetin Rama.

Top Channel