Kapshticë, në pranga për drogë italiani

31/08/2013 17:00

Policia kufitare në Doganën e Kapshticës sekuestroi një sasi të madhe lëndë narkotike që po përpiqej të kalohej në shtetin grek.

Droga u gjet në shasinë e automjetit tip “Chrysler” me targa BK045YC që drejtohej nga shtetasi italian, Vincenzo Elefante.

Policia sekuestroi 36 pako të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa dhe nisi hetimet për të mësuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një rrjet të gjërë trafiku lëndësh narkotike drejt Greqisë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi italian do shfrytëzonte Greqinë si vend tranzit për të udhëtuar drejt Italisë ku mendohet se ishte edhe destinacioni i drogës.

Top Channel