Tiranë, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari

30/08/2013 00:00

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e të enjtes në Allias,
lagje në periferi të Tiranës. Sipas policisë së kryeqytetit, shtetasi
Erjon Çobaj, 32 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë
zjarri nga një person ndërsa ishte duke u kthyer në banesën e tij me
motorr.

32 vjeçari është qëlluar 2 herë me pistoletë në këmbë dhe gjoks ndërkohë që autori i ngjarjes  i cili i kishte zënë pritë, është larguar menjëherë në drejtim të paditur.

I riu është shoqëruar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje si dhe kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Top Channel