Paraplegjikët pa pagesa

30/08/2013 00:00

Sërish vonesa me pagesat e aftësisë së kufizuar. Personat me këtë status
nuk kanë marrë pagesën mujore të muajit korrik dhe gusht në qytetet
Lezhë, Lushnjë, Pogradec e të tjera.

Duke e pasur si te vetmen mundësi per te jetuar, personat me aftesi te kufizuara jane ankuar prane institucionit te Avokatit te Popullit komisionerët e të cilit i bejne thirrje Ministrise se Punes dhe asaj të Financave te zgjidhin menjehere kete problem, duke kujtuar se respektimi i te drejtave te kesaj kategorie eshte nje nder prioritetet e Qeverise shqiptare në rrugën e integrimit europian.

“I tërheqim vëmendjen në mënyrë publike Ministrisë së Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si dhe Ministrisë së Financave për të realizuar menjëherë dërgimin dhe çeljen e fondeve për këto pagesa. Personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e tyre përbëjnë një nga misionet më të rëndësishme të institucionit të Avokatit të Popullit. Ata janë pjesë e rekomandimit 11 të përcaktuar nga BE për Shqipërinë dhe në këtë kontekts, jo vetëm zhvillimet e legjislacionit dhe politikat për personat me aftësi të kufizuar por edhe zbatimi i tyre kanë qenë objekt i vlerësimeve, rekomandimeve të institucionit tonë”, thotë Arben Shkëmbi, komisioner i Avokatit të Popullit.

Vonesat ne pagesat e aftesise se kufizuar kane qene te vazhdueshme dhe kjo kategori mbetet nder shtresat me te margjinalizuara ne shoqerine shqiptare duke iu mohuar aksesi.

Top Channel