Mbingarkesa në shkollat e Tiranës, mësimi me dy turne

29/08/2013 00:00

Edhe këtë vit nxënësit e Tiranës do ta frekuentojnë procesin mësimor me turne si ata në shkollën 9-vjeçare edhe në gjimnaze.

Ne Drejtorine Arsimore thone se jane rreth 70 % e shkollave te cilet do ta zhvillojne mesimine me turne, pasi ne kryeqytet nuk ka pasur shtim te objekteve nderkohe qe nurmi i nxenesve eshte rritur nga viti ne vit edhe per shkak te kthimit te emigranteve ne vendlindje.

“Turnet do të ekzistojnë për numrin e madh të nxënësve, sidomos në Tiranë, por edhe për shkak të lëvizjes së nxënësve nga njëra shkollë në tjetrën, apo edhe për shkak të kthimit të emigrantëve”, thotë Arjola Byzyka, specialiste e Kurikulave në Drejtorinë Arsimore në Tiranë.

Nderkohe emigrantet te cilet kthehen ne atdhe dhe kerkojne te regjistrojne femijet e tyre ne shkollat e kryeqytetit duhet te paraqiten direkt ne drejtorite e shkollave dhe jo siç ka ndodhur me pare, ku kerkohej te siglonin diplomen ne Drejtorine Arsimore.

“Nuk do të ketë më radhë dhe lodhje në dyert e Drejtorisë Arsimore për të marrë një firmë nga Drejtoria Arsimore për të shkuar në shkollat përkatëse”, sqaron Byzyka.

Drejtorite e Shkollave te Mesme kane prioritet te terheqin nxenes nga shkollat nentevjecare te percaktuara sipas zonave dhe nese kapacitet e tyre plotesohen, ata nuk mund t’i kapercejne ato duke regjistruar nxenes qe heqin dore nga institucionet arsimore jo publike apo siç eshte rasti i femijeve te emigranteve dhe preferencave te ndryshme.

Top Channel