Karaburun, bariu vret një person, plagos një tjetër

15/08/2013 00:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të së mërkurës, në
Gadishullin e Karaburunit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një
tjetër i plagosur.

Burime nga Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se rreth orës 22:00 ne gadishullin e Kraburunit Vlore eshte vrare me arme gjahu Shedat Vangjeli,  62 vjec  banor i fshatit Dukat Vlore, si dhe eshte plagosur lehte shtetasi Bexhet Bodaj 59 vjec, te cilet ishin barinj ne kete zone.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje eshte Xhezar Hysa, 45 vjec, banor i fshatit Mollas te rrethit  Elbasan, i punesuar si bari tek viktima, i cili sipas te dhenave vuan nga çrregullime mendore.
 
Të njëjtat burime konfirmojne se viktima dhe i plagosuri jane baxhanake mes tyre dhe jane qelluar nga bariu per shkak te nje konflikti personal qe dyshohet te jete mospagesat. Menjëherë pas ngjarjes forca te shumta policie jane angazhuar per krehjen e zones ne gadishull, ku per shkak te terrenit të thyer mësohet se e kane teper te veshtire per aksionin e tyre ne ndjekje te vrasesit.

Top Channel