Fier, 11-vjeçari mbytet në det

15/08/2013 00:00

Një 11-vjeçar është mbytur duke u larë në zonën e Ndërmenasit në Fier.
Mësohet se fëmija ka shkuar për plazh me familjen dhe teksa ka hyrë në
det për t’u larë papritur është gjendur në vështirësi.

Dëshmitarë të rastit janë përpjekur t’i japin ndihmë duke e nxjerrë nga uji, por 11-vjeçari i identifikuar si A. Ferra ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Sipas policisë lokale fëmija ka mbërritur pa jetë në urgjencën e spitalit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Top Channel